Vodhi materiale ndërtimi, në pranga 36-vjeçari në Vlorë
Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 36-vjeçar pasi ka vjedhur disa materiale ndërtimi në banesën e një shtetasi.
36-vjeçari dyshohet se ka vjedhur disa materiale ndërtimi në banesën e një personi në lagjen “Isa Boletini”.
Ndërkohë, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.