Sat, Nov 30, 2024

LIVE-Gjykata po e pret, Berisha refuzon dhe del në konferencë: Rama më shpalli luftë!

  • PublishedOctober 24, 2023

Gjykata e Posaçme e ka thirrur Sali Berishën që të paraqitet në orën 14:00 për t’u pyetur dhe për t’u njohur me dy masat e sigurisë, detyrim paraqitje dhe bllokimin e daljes jashtë vendit. Por lideri i demokratëve e ka refuzuar duke kërkuar që të më parë të kërkojë që Kuvendi t’i heqë imunitetin. 30 minuta përpara se të shkojë ora 14:00 kur e ka thirrur gjykata, Berisha doli në një konferencë për mediat për t’ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Siç e dini, Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës dhe unë u them demokratëve kudo që janë, se me aktin e fundit, ai ka shpallur një luftë totale, për të cilën ne do i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është procesi më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij, jo, absolutisht.

Në proces janë reformat epokale të PD-së, të cilat goditen nga një gardë pretoriane, të cilat goditen nga falanga politike krimi, në një analizë që dëshmon urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite. Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to” tha ai.

AlbaniaWeb.net