Sat, Nov 30, 2024

DOSJA/ Kjo është padia e Belerit që SPAK-u i sekuestroi tokën burrit të Xhaçkës

  • PublishedOctober 25, 2023

Prokuroria e Posaçme i sekuestron 5512 m2 truall në Himarë, Artan Gaçit bashkëshortit të ish-ministres Olta Xhaçka. Sekuestro preventive është vendosur pasi po hetohet për falsifikim të aktit të marrjes së tokës në pronësi.

https://www.youtube.com/watch?v=E0b7uGx8p_I

Kjo sipërfaqe rezulton të jetë një pjesë e tokës me të cilën Gaçi ka fituar statusin e investitorit strategjik pak kohë më parë ku po ndërton vila luksoze si investitor strategjik. Disa ditë më parë Gaçi u paraqit në SPAK, ku një ditë para tij ishte pyetur ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro.

Por cila ishte padia që i mori pronën?

Në muajin Tetor, kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri që ndodhet pas hekurave për blerje votash e kallëzoi Artan Gaçin, bashkë me gruan e tij, Xhaçkën dhe Goron. Beleri pretendon se prona është marrë përmes AMTP-ve të falsifikuara.

Në AMTP në emër të Foto Pavllo Mehilli figuron e ndarë një parcelë në vendin Perivolo me nr e ngastrës 36/36/1 me sipërfaqe 5512 m2 e ndarë si tokë truall. Në Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) nuk mund të ndahej dhe ndalohej shprehimisht në referim dhe kuptim të Ligjit 7501 dt 19.07.1991 “Për Token”, ndarja e sipërfaqeve tokë truall. Një ndarje e tillë është absolutisht e paligjshme, e pavërtetë dhe një nga provat se jemi përpara një AMTP-je të falsifikuar.

Komisioni i Tokës në Fshat në kohë, nuk mund te dispononte kurrsesi mbi një sipërfaqe toke truall, sikundër nga ana tjetër, kjo sipërfaqe ku është regjistruar AMTP në fjale në vitin 1994, momenti që gjoja është ndare me AMTP, kjo parcelë nuk ka qenë kurrë tokë truall”, thuhet në kallëzim e Belerit.

SPAK i sekuestron tokën burrit të Xhaçkës

AlbaniaWeb.net