Sat, Nov 30, 2024

Dyshimet për falsifikim, SPAK bllokon pronën e bashkëshortit të Xhaçkës në Dhërmi

  • PublishedOctober 25, 2023

Prokuroria e Posaçme konfirmoi të martën se kishte regjistruar një procedim penal për “falsifikim të dokumentave” dhe kishte sekuestruar si masë preventive 5512 metra katrorë në bregdet në pronësi të Artan Gaçit, bashkëshortit të ish-ministres së Jashtme, dhe i qeverisë shqiptare.

Prona ndodhet në fshatin të Himarës dhe dyshohet se u përfitua përmes dokumenteve të falsifikuara.

Procedimi penal u regjistrua mbi bazën e një kallëzimi të dorëzuar në nga Alfred Beleri, kryetari i zgjedhur nën arrest i Bashkisë së Himarës. Sipas kallëzimit, toka mbi të cilën është planifikuar të ngrihet hoteli i Gaçit në Dhërmi është përfituar përmes falsifikimit të një AMTP-je.

Beleri akuzon kryebashkiakun në detyrë, Jorgo Goro për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, biznesmenin për falsifikim dokumentash si dhe pastrim të produkteve të veprës penale si dhe Olta Xhaçkën për shpërdorim detyre.

Kompania e Gaçit ka marrë statusin ‘investitor strategjik’ në mars të vitit 2021 për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe me kapacitet prej 106 suitash në Dhërmi, të quajtur “Dreamades Luxury Suites”. Një vendim i dytë i Këshillit të Ministrave i dha një kompanie të lidhur me familjen e Xhaçkës të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe plazhit për një periudhë 30-vjeçare.

Prej një viti e gjysmë, Partia Demokratike po bën betejë për heqjen e mandatit të deputetit për Xhaçkën në Parlament dhe në Gjykatën Kushtetuese. Një vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi këtë çështje mbahet i bllokuar nga mazhoranca socialiste prej janarit të këtij viti.