U bllokuan në kanionet e Gjipesë, shpëtohen dy turistët belgë
Dy turistë belgë janë shpëtuar nga policia dhe shërbimet zjarrfikëse pas bllokimit disa orë në kanionin e Gjipesë.
Pas 5 orësh kërkime u bë i mundur lokalizimi i dy turistëve të cilët ndodheshin në një terren të vështirë dhe të rrezikshëm.
Pas gjetjes policia ka bërë të mundur shpëtimin e turistëve të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Policia e Vlorës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë, gjatë gjithë vitit.