Mon, Nov 25, 2024

Etja Pas Kafes – Çfarë Tregon dhe Cili Është Momenti më i Mirë Për të Pirë Ujë?

  • PublishedOctober 26, 2023

Në mëngjes, pas drekës, si edhe pasdite, shumë prej nesh ndajmë një zakon të përbashkët: atë të konsumit të kafesë.

Dhe në të njëjtën kohë ka nga ata që ndajnë një veprim tjetër, që e kryejnë pothuajse pa e menduar fare: atë të konsumit të ujit.

A ju ndodh edhe të pini pak ujë menjëherë pas kafesë, sepse thjesht nuk ju pëlqen ajo ndjesi e hidhur në gojë.

Pse kemi nevojnë që pas kafesë të kthejmë menjëherë nga një gllënkë uji? AgroWeb.org ju njeh më poshtë me arsyen që fshihet pas këtij veprimi.

Ujë dhe kafe, një kombinim i veçantë

Këto pije i gjejmë shpesh të servirura krah për krah, dhe instinkti për të pirë pak ujë për të pastruar gojën pas konsumimit shpesh është i pashmangshëm.  Por gjithçka duket se sillet rreth cilësisë së vetë kafesë.

Shumica e kafeve që konsumohen janë të një cilësie mesatare ose të ulët.

Një kafe e përftuar nga një lëndë e parë e dobët, e patrajtuar në mënyrën e duhur ose e pjekur tepër, shërbehet në shumë e shumë bare nga sa mund ta imagjinoni.

Këto defekte janë shkaku kryesor i ndjesisë së etjes që pothuajse na kaplon pasi pimë filxhanin klasik.

Me pak fjalë, një kafe me cilësi të dobët tenton të thajë gojën, duke lënë një ndjesi të veçantë hidhësie, nga e cila kërkesa imediate e trupit është të rihidratojë gojën.

Nga ana tjetër, nëse konsumoni një kafe cilësore, do të vini re se në gojë mbetet një aromë e ëmbël, e këndshme, të cilën nuk do të dëshironi ta largoni.

Momenti më i mirë për të konsumuar ujë

Koha më e mirë për të pirë ujë është pak para se të shijoni ekspresin tuaj. Kjo gjithmonë nëse kafeja juaj është e një cilësie të lartë. Në të kundërt trupi juaj do t’ju japë sinjal të kundërt në të mirë të tij. /AgroWeb.org