Sun, Nov 24, 2024

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit Rajmonda Dashi hetohet si pjesë e një grupi kriminal

  • PublishedOctober 26, 2023

Ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit, është marrë nën hetim nga kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, , si pjesëtare e një grupi të strukturuar kriminal me aktivitet trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. SPAK njoftoi të enjten më 26 tetor sekuestrimin dhjetwra pasurive tw paluajtshme dhe likujditeteve bankare që dyshohet se janë krijuar me të ardhura të përfituara nga ushtrimi aktiviteteve kriminale në Belgjikë. Si pjesëtarë të këtij grupi kriminal janë proceduar nga SPAK dy vëllezërit Besjan dhe , të dënuar nga autoritetet e drejtësisë belge për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Sipas prokurorisë, gjatë ushtrimit të këtij aktiviteti dy vëllezërit kanë pasur bashkëpunim të veçantë me personat nën hetim Ardjan Malasi dhe Rajmonda Dashi, të cilët kanë kryer veprime të kundërligjshme sistematike e të vazhdueshme me qëllim pastrimin e të ardhurave që janë përfituar nga kryerja e aktivitetit kriminal nw Belgjikw, duke investuar në pasuri të paluajtshme në Shqipëri.

“Veprimet e tyre kanë konsistuar a) në transferimin e pasurisë me qëllim fshehjen e orgjinës së paligjshme, b) fshehjes ose mbulimit të pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale; c) fitimit të pronësisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, citohet në njoftim.

Bazuar në këtë dhënat e siguruara nga hetimi është kërkuar dhe pranuar më 24 tetor nga caktimi i masës së sigurisë “arrest në burg” për dy vëllezërit Rama si dhe ndaj bashkëpunëtorit Malasi. Ndaj ish-drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit, Rajmonda Dashi është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në shtëpi”. Procedimi ndaj katwr tw hetuarve është regjistruar për veprat penale “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Masat e sigurimit personal për Malasin dhe Dashin janë ekzekutuar të enjten më 26 tetor.

Gjatë hetimit janë identifikuar edhe pasuritë dhe veprimet juridike të kryera mbi këto prona, të cilat janë sekuestruar të hënën më 23 tetor. Konkretisht, janë sekuestruar 12 apartamente në qytetin e Fierit; katër apartamente dhe tre garazhe në Tiranë; 27 llogari bankare; një shoqëri tregtare dhe dy automjete. SPAK bënë me dije se hetimi vazhdon për identifikimin e personave të tjerë të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe të pasurive të tjera.