Jep dorëheqjen shefja e AKU-së?
Pasditen e sotme në disa media po qarkullon lajmi se drejtoresha e AKU-së Jeta Deda ka dhënë dorëheqjen.
Largimi në media aludohet se lidhet me raportin që publikoi pak ditë më parë KLSH që konstatonte disa shkelje në këtë institucion të kontrollit dhe sigurisë ushqimore.
“5Pyetjet.al” tentoi që ta kontaktonte zonjën Deda, por nuk iu përgjigj thirrjes për të konfirmuar ose jo lajmin që po qarkullon.