Sat, Nov 23, 2024

Edona James shprehu dëshirën të martohet me Bleron, reagon ashpër babai i këngëtarit!

  • PublishedOctober 26, 2023

Edona James, ose sic shumë prej shumë mund ta shihni, transgjinorja e parë në Kosovë, po rezulton të jetë një prej konkurrenteve më interesante të “BBVK” këtë sezon, të paktën këto ditë të parë, plot me batuta, situata komike, por edhe rrëfime të ndjera dhe informacione interesante, që nuk kanë të bëjnë vetëm me “transformimin” e saj.

Në kuadër të batutave, ditën e sotme ajo u shpreh se ka rënë në dashuri me Bleron, madje kur të dalë do të martohet me të, cka shkaktoi të qeshura mes banorëve, megjithatë nuk ka shkaktuar aspak të qeshura në familjen e këngëtarit.

Në një prej lajmeve që ka qarkulluar në rrjet, pikërisht në lidhje me këtë situatë, ka reaguar edhe babi i artistit, zoti Bajram Muharremi, i cili ka shkruar thjesht: “Edona e ka vendin në Psikjatri, jo aty…”

Edona James shprehu dëshirën të martohet me Bleron, reagon

Një deklaratë mjaft e ashpër, edhe pse jo e drejtërdrejtë (megjithatë e bërë në portalin zyrtar të televizionit ku transmetohet është goxha zyrtare) që nuk bënë tjetër vecse shton paragjykimet që James aq shumë i ka luftuar dhe që sigurisht pritet të “trazojë ujërat” në shtëpinë më të ndjekur tashmë në Kosovë.