Sat, Nov 23, 2024

Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

  • PublishedOctober 26, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka dal me një deklaratë pas takimeve që ka pasur në Bruksel me funksionarë të lartë evropianë ku është folur për marrëveshjen bazike në mes Kosovës dhe Serbisë.

Vuçiç ka thënë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Gjatë bisedimeve në Bruksel kemi biseduar për të gjitha temat dhe marrëveshjet, kam thënë qartë se Serbia nuk mund ta pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB apo pavarësinë e Kosovës, por se jemi të gatshëm të përmbushim atë që është marrë vesh, letra e 21 tetorit është një bazë e mirë për vazhdimin e diskutimeve në të ardhmen,” tha Vuçiç.

Ai ka thënë se është gati që të formohet Asociaconit i komunave me shumicë serbe.

“Ne jemi plotësisht të gatshëm për formimin e Asociacionit në përputhje me propozimet që kemi marrë, për letrën e 21 tetorit kemi thënë se jemi të gatshëm të pranojmë dhe të shkojmë në zbatim,” ka deklaruar Vuçiç.

Takimet në Bruksel, Kurti: Vuçiç refuzoi marrëveshjen, kërkoi t’i pranohet një letër anësore

 

AlbaniaWeb.net