Rrezik për përmbytje në 4 qarqe? Paralajmërimi i Mbrojtjes Civile
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton se duke filluar nga mbrëmja e sotme deri ditën e premte, sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencave priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të cilat mund të shoqërohen me shtrëngata.
Në qarqet Dibër dhe Lezhë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Me të tjerave, AKMC iu bën thirrje këtyre bashkive të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gatishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
“Parashikimi nga ekspertët e Institutit të Gjeoshkencave ‘IGJEO’ tregon se sot pasdite (e enjte, dt. 26) dhe nesër (e premte, dt. 27) priten reshje mesatare dhe lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës të cilat mund të shoqërohen me shtrëngata.
Në qarqet Dibër dhe Lezhë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare, ndërsa në pjesën tjetër të qarqeve priten reshje të dobëta.
Në këtë kohë, bashkitë të mobilizojnë strukturat operacionale dhe të mbajnë në gadishmëri mjetet për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve në raste nevoje.
Ne ju kujtojmë se siguria është prioritare. Nëse hasni në ndonjë situatë emergjente, ju lutemi të kujdeseni për veten tuaj dhe për të tjerët. Numri i emergjencave 08000911 është gati për t’ju ndihmuar dhe për t’ju ofruar këshilla në kohë reale.
Në kohët e sfidave, unitet dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit janë thelbësore. Le të bëhemi një komunitet i përgjegjshëm dhe të jemi në ndihmë të njëri-tjetrit në çdo moment,” thuhet në njoftimin e plotë.