SPAK po e heton, Rama e vë Beqajn negociator me BE-në
Romina Kuko, zëvendësministre e BrendshëmE, nuk do të jetë më pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ajo do të zëvendësohet në këtë funksion nga Ilir Beqaj, aktualisht drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës.
VENDIMI
PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR. 422, DATË 6.5.2020, TË
KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRBËRJEN, RREGULLAT E
FUNKSIONIMIT DHE TRAJTIMIN FINANCIAR TË GRUPIT NEGOCIATOR
DHE DETYRAT E KRYENEGOCIATORIT PËR ZHVILLIMIN E NEGOCIATAVE
TË ADERIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË BASHKIMIN EVROPIAN”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr. 23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të
Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr. 749, datë 19.12.2018, të Këshillit të Ministrave,
“Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e
negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin
Evropian”, me propozimin e ministrit të Shtetit dhe Kryenegociator, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në pikën 1, të kreut I, të vendimit nr .422, datë 6.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për
përbërjen, rregullat e funksionimit dhe trajtimin financiar të grupit negociator dhe detyrat e
Kryenegociatorit për zhvillimin e negociatave të aderimit të Republikës së Shqipërisë në
Bashkimin Evropian”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
- a) Fjalët “… – Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm…” zëvendësohen me “ … –
- Ilir Beqaj, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe
Koordinimit të Ndihmës;”;
- b) Fjalët “. – Z. Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, negociator
përgjegjës për kapitullin 15 …”, shfuqizohen;
- c) Fjalët “… – Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,
negociator përgjegjës për kapitujt 14 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10 …”
zëvendësohen me “ … – Znj. Enkelejda Muçaj, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë,
negociator përgjegjës për kapitujt 14, 15 e 21 dhe bashkënegociator përgjegjës për kapitullin 10.”.
- Ngarkohen ministri i Shtetit dhe Kryenegociator dhe grupi negociator për zbatimin e këtij
vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare