I ra atak kardiak! Vdes ish-kryeministri kinez
Ish-kryeministri kinez Li Keqiang, 68 vjeç, vdiq papritur gjatë natës për shkak të një ataku kardiak. Ai ishte në Shangai, ku po kalonte një periudhë pushimi.
Deri në marsin e kaluar ai ishte në krye të qeverisë për dhjetë vjet rresht, duke u marrë me politikën ekonomike në të njëjtën periudhë kur presidenti Xi Jinping erdhi në pushtet, nga fillimi i vitit 2013.
Mediat zyrtare shtetërore raportuan se “megjithë përpjekjet e gjithanshme të shpëtimit”, ish-numri dy i Partisë Komuniste Kineze vdiq “të premten, 10 minuta pas mesnate”.