Sun, Nov 24, 2024

“Na ngacmoi vetë…”! Drama e vajzës në Vlorë, si u futën fshehurazi në hotel?

  • PublishedOctober 27, 2023

Njeriu që ka porositur dhe paguar dhomën nr.201 në hotelin “Fjortes” në Vlorë, ku për 40 minuta dyshohet se u përdhunua nga tre meshkuj vajza 26-vjeçare me inicialet D.M është Albi Ceno, sipas gazetarit Elton Qyno.

Ky personazh që tashmë ndodhet i arrestuar është njeriu që ka paguar dhomën dhe më pas ka çuar vajzën në katin e dytë, ku ndodhej dhoma e hotelit.

Ndërsa nga dera e pasme e hotelit, ku nuk ka pasur kamera, kanë hyrë dy shtetas të tjerë në dhomë, që janë Gentjano Mehmeti dhe Oltjan Tahiri.

Futja e tyre brenda në dhomë është bërë pa dijeninë e sportelistit dhe vetë menaxherit të hotelit, i cili ka deklaruar në polici se Tahiri dhe Mehmeti, nuk janë regjistruar në regjistrin e prenotimeve të vizitorëve në hotel.

Sipas menaxherit, ai nuk ka njohje me asnjë nga personat që vizituan hotelin e tij, po ashtu vajzën D.M ishte hera e parë që e shikonte në këtë hotel.

Për 40 minuta me radhë 26-vjeçaria është përdhunuar nga tre personat, ndërsa në dëshminë e tij, dhënë në polici i arrestuari Albi Ceno, ka deklaruar se vajza i kishte ngacmuar vetë.

Ceno, tregon se edhe pse vajza D.M i ka ngacmuar sërish ajo nuk ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale me tre djemtë, pasi nuk ishte në gjendje fizike për shkak të situatës ku ndodhej.

AlbaniaWeb.net