Sat, Nov 23, 2024

Rama: Jam i kënaqur që me mençuri Kosova pranoi draftin për Asociacionin

  • PublishedOctober 27, 2023

Kryeministri Edi Rama ka komentuar takimet dje në Bruksel të dy palëve, Kosovës dhe Serbisë me kancelarin gjerman, presidentin francez dhe kryeministren italiane. Kreu i qeverisë shqiptare nuk e përmend Albin Kurtin, por shprehet se është i kënaqur që lidershipi i Kosovës pranoi draftin e Asociacionit që u propozua pak ditë më parë në Prishtinë. Tani i bën thirrje që të njëjtën gjë ta bëjë edhe Serbia.

“Urtësia e popullit shqiptarë, dhe jo vetëm e tij në fakt, mëson se “më mirë vonë se sa kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë time që udhëheqja e Kosovës më në fund bëri gjënë e duhur në takimin e djeshëm të Brukselit! Duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor Kosova sot ndodhet në një pozitë shumë më të mirë. Ky është një hap shumë i rëndësishëm përpara.

Takimet në Bruksel, Kurti: Vuçiç refuzoi marrëveshjen, kërkoi t’i pranohet një letër anësore

Është koha kritike që Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë e pranuar dhe dakordësuar  deri tani duhet të zbatohet pa vonese. U bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të mbajnë këtë momentum dhe të shtyjnë palët drejt zgjidhjes përfundimtare.

Vuçiç pas takimeve në Bruksel: Serbia s’mund ta pranojë pavarësinë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

Mjaft më duke parë gishtin teksa gishti tregon hënën. Mjaft më me të njëjtat muhabete të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft më me shmangien e paqes dhe ushqimin e fantazma të së kaluarës për hir të vogëlsisë së politikës së brendshme. 

Borrell: S’ka marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, palët kishin parakushte

Shikoni jo shumë larg nga këtu se çfarë u ndodh atyre që i shmangen paqes dhe angazhohen në lojëra “o të gjitha o asgjë”. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në këtë lagje të Europës. Bëni paqe dhe shikoni përpara!” shkruan Rama.

 

AlbaniaWeb.net