Sat, Nov 23, 2024

Berisha: Pëllumb Gjokës i lanë tre muaj kohë të zbrazte llogaritë bankare

  • PublishedOctober 27, 2023

Gjykata e Posaçme vendosi sekuestro preventive mbi 3 pasuri të paluajtshme të biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”. Bëhet fjalë për 390 mijë metra katrorë pyll në 3 zona të ndryshme në Velipojë. Dy prej tyre figurojnë në emër të shoqërive tregtare të biznesmenit ndërsa tjetra është regjistruar në emër të babait të tij.

Por, Sali Berisha u shpreh se; së pari, Gjokës nuk i janë sekuestruar pronat ku ka planifikuar investimin strategjik që i miratoi Edi Rama dhe së dyti sekuestrot e sotme u bënë me shumë vonesë për t’i lënë kohë të zbrazë llogaritë bankare.

https://www.youtube.com/watch?v=7oig_tkmk9A

“Kanë kaluar 2 ose 3 muaj dhe vetëm dje u kujtuan se ky problem ekziston. Merrni vesh ju se çfarë organizate është SKAP-i. Tani thanë se njerëzit do pyesin se këtij ia sekuestruan të gjitha pronat, dhe ato që ka pasur kur ata kanë punuar si zyrtarë në OKB, kanë pasur një rrogë më të madhe dhe kanë blerë prona, edhe ato të gjitha ia ka sekuestruar SPAK i partisë.

Kurse për Pëllumb Gjokën u kujtuan dje. Dje u kujtuan, kurse për këtë u kujtuan brenda një ore. Flet vetë. Ato që bëhen nën presion nuk janë kurrë pozitive. Ato nuk prodhojnë kurrë pozitivitet. Pëllumb Gjokës iu dha mundësia gjatë kësaj periudhe të zbrazë çdo gjë. të gjitha, llogaritë dhe çfarë kishte.

Dhe kjo ishte e qëllimshme. Se Pëllumb Gjoka, përveçse mik i Edi Ramës, është edhe mik i Taulant Ballës. E kam deklaruar këtu se ka udhëtime në Itali me Taulant Ballës. Se gjëja e parë, Pëllumb Gjokës i bllokoheshin të gjitha llogaritë. Përkundrazi, kjo sekuestro u vendos pasi ai zbrazi të gjitha llogaritë. I çoi paratë ku deshi” tha ai.

SPAK i sekuestron pyllin me letra false që mori investitori strategjik i Ramës

AlbaniaWeb.net