Nesër ndryshon ora
Nesër rikthehet ora diellore në natën mes të shtunës dhe të dielës. Akrepat e orës duhen kthyer 1 orë prapa në orën 3 të mëngjesit.
Kështu, do të flemë 1 orë më shumë, por do të kemi një orë më tepër errësirë. Me ndryshimin e orës, vijnë edhe një sërë efektesh në ritmet e organizimit.
Të gjitha pajisjet dixhitale si celularë e kompjuter përditësohen në mënyrë automatike, ndërsa manualisht duhet të ndryshojmë vetëm orët analoge.
Ora diellore do të qëndrojë në fuqi deri fundjavën e fundit të muajit Mars, e diel 31 Mars, kur do të kthehet ora verore.