“Zhduku nga skena”, degradon debati mes Eni Shehut dhe Ronaldos: Fans i Oltës, shpirtzi
Kërcimi latin i Ronaldo Sharkës këtë të premte në DWTS duket se nuk u prit aq mirë nga juria.
Juria e kritikoi gazetarin duke vënë në dukje se ai ka sjellë të njëjtin zhanër kërcimi në të katërta netët e Dancing.
Valbona Selimllari: Më dil nga ‘confort zone’. Këtë radhë kërceve më pak se herën tjetër dhe ishe prapë në ujërat e tuaja. Herën tjetër hajde më kërcim tjetër të lutem.Ilir Shaqiri: Është pak e vështirë ta analizosh. Ke kërcyer disa zhanre, janë kërcime që kur shoh një i kam parë të gjitha. Duhet të tregosh diçka më ndryshe sesa këto tre hapa që po vërtiten në 4 kërcime.
Lori Bala: Këtë natë mund të zgjidhje diçka tjetër
Olta Gixhari: Mendoj që të gjitha zhanret janë njësoj, nuk shoh diferencë përparim ndryshim në 4 netë.
Në fund të kërcimit Ronaldo dhe partnerja e tij u vlerësuan me 20 pikë nga juria, por reagimi i Eni Shehut degradoi në debat të fortë mes dy konkurrentëve.