Greqia nuk gjen qetësi në fundjavë, ndihen lëkundje të forta tërmeti
Një tërmet është regjistruar mesditën e së dielës në Gjirin e Korinthit, pranë Xylokastros në Greqi.
Sipas Institutit Sizmologjik Gjeodinamik, tërmeti ka qenë me magnitudë 3.9 Rihter, ndërsa thellësia fokale ka qenë pesë kilometra.
Bëhet e ditur se tërmeti ka ndodhur 16 kilometra në verilindje të Xylokastros.
Më herët gjatë ditës së sotme, një tërmet me magnitudë 3.6 Rihter ka ndodhur në zonën detare pranë Xylokastros.
Pasgoditje të vazhdueshme deri në 3.2 të shkallës Rihter ndodhin në zonë.