Sherr për prona në Kepin e Rodonit, qëllohet me armë zjarri, disa të shoqëruar
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë mesditë në zonën e Kepit të Rodonit në Durrës.
Konflikti ka ndodhur mes shtetasit me mbiemër Kaçuli, i cili ka një pronë në hyrje të parkut dhe ky i fundit është konfliktuar me rojën e parkut të Kepit të Rodonit.
Roja i parkut dhe një person tjetër kanë nisur konfliktin, i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, ku palët janë qëlluar me grushte.
Më pas, persona të tjerë në mbështetje të rojës së parkut kanë qëlluar me armë zjarri, por nuk ka pasur persona të lënduar.
Prona mësohet se ka dy certifikata pronësie, një e ka Kisha Françeskane dhe një tjetër e ka familja Kaçuli.
Policia ka shoqëruar dy palët e përfshira në konflikt.