Zbulohet arsyeja pse Dafina shkpëputi marrëdhëniet me bashkëpunëtorët e saj
Pak javë më parë Dafina Zeqiri shkëputi marrëdhëniet me një pjesë të mirë të bashkëpunëtorëve të saj në muzikë.
E kjo duket se nuk ka ardhur krejt rastësisht.
Sipas “Prive”, dyshohet se ish-bashkëpuntorët e artistes, kanë keqpërdorur label-in e saj “Moneyz”.
Ka qenë pikërisht kjo arsye që e ka bërë këngëtaren që të heq dorë nga disa persona dhe të kërkojë tashmë njerëz të rinj dhe të besueshëm në menaxhimin e saj.
Burimet pranë saj janë shprehur se këngëtarja është e zhgënjyer nga këta persona, të cilët dyshohet se ia kanë punuar pas shpine.