Grushte në Tiranë/ Dy të rinj rrahin policin dhe i marrin armën
Një 34-vjeçar me inicialet E. T., banues në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë dhe një 33-vjeçar me inicialet R. N., banues në Kamëz.
Këta persona mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, në rrugën “Foto Xhavella”, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit, janë konfrontuar dhe kanë goditur me grushte një punonjës policie, jashtë shërbimit, i kanë marrë armën e shërbimit, dhe më pas janë larguar.
34-vjeçari është vetëdorëzuar më pas në çolici, ku ka dorëzuar dhe armën e punonjësit të Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Tiranës, për veprime të mëtejshme procedurale.