Kërcet arma në mes të rrugës, një i vrarë dhe dy të plagosur
Një person ka mbetur i vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Vushtri të Kosovë.
Mësohet se dy persona kanë rënë në pranga dhe një armë është sekuestruar.
Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqzimin e rrugëve “Mehmet Konjuhi” dhe “Rifat Galica” nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.
Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore,” tha Avni Zahiti, zëdhënës në policinë rajonale të Mitrovicës.