Sun, Nov 17, 2024

Plumba dhe britma! Ky është vendi ku ndodhi vrasja në mes të rrugës

  • PublishedOctober 29, 2023

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur në Vushtrri, ka konfirmuar shefi i Hetimeve të Policisë në Vushtrri, Abdulaziz Hoxha.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla ka konfirmuar se një nga të plagosurit është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq zëdhënësi i Policisë Avni Zahiti ka njoftuar se dy persona janë arrestuar lidhur me rastin.

Po ashtu është konfiskuar edhe një armë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve ‘Mehmet Konjuhi’ dhe ‘Rifat Galica’ nga arma e zjarrit ka humbur jetën një person ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar si dhe është konfiskuar një armë. Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, thuhet në përgjigjen e Zahitit.

AlbaniaWeb.net