Sat, Nov 16, 2024

Von der Leyen sot në Kosovën, takime me Kurtin e Osmanin

  • PublishedOctober 30, 2023

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katër ditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen sot do të vizitojë Kosovën ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Siç thuhet në njoftimin e presidencës së Kosovës, takimi do të fillojë nga ora 13:15. Pas takimit do të mbajnë një konferencë, mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.

Pas Prishtinës, Von der Leyen do të vazhdojë vizitën në Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Gjatë vizitës në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, kryetarja e Komisionit Evropian, do ta prezantojë Kornizën Investuese të Ballkanit Perëndimor, e cila është një iniciativë e përbashkët e Bashkimit Evropian, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Paketa e investimeve e planifikuar nga unioni për avancimin e rajonit arrin në 6 miliardë euro – 2.1 miliardë euro grante dhe 4 miliardë euro kredi, por kjo  ndihmë për rajonin do të kushtëzohet nga shkalla e reformave të zbatuara në secilin prej vendeve veç e veç.

AlbaniaWeb.net