Fri, Nov 15, 2024

“Po i harton qeveria”, PS rrëzon paketën ‘anti-korrupsion’ të Tabakut

  • PublishedOctober 30, 2023

Komisioni i Ekonomisë rrëzoi të hënën dy nisma ligjore të deputetes së PD-së, për ndryshime në ligjet “Për dhe partneritetin publik privat” dhe “Për Prokurimin Publik”, edhe pse shumica ra dakord me këto propozime.

Propozimet synonin më shumë transparencë në në sektorin e koncesioneve dhe PPP-ve dhe për ndalimin e një grupi kompanish të përfshira në korrupsion, pastrim parash, apo financim të terrorizmit, etj., që të fitonin kontrata publike.

Deputetët socialistë e argumentuan votën kundër me faktin se Këshilli i Ministrave po përgatiste disa ndryshime të ngjashme në dy ligjet, edhe pse në tërësi vlerësuan propozimet e Tabakut.

“Jemi në kushtet kur ka filluar nga ana e Këshillit të Ministrave, rishikimi rrënjësor i legjislacionit për Partneritetin Publik-Privat dhe kjo nismë nuk mund të kalojë e veçuar…,” tha relatorja e PS-së, , duke iu referuar qëndrimit të mbajtur në komisionet e tjera.

Sipas Zakes, FMN ka një vit që po asiston Ministrinë e Financave për rishikimin e ligjit për koncensionet dhe ka dhënë një sërë rekomandimesh që po shihen nga grupet e punës që janë ngritur. Para se të votohej, disa deputetë socialistë e quajtën “të pakuptimtë” kërkesën për ta votuar kundër, ndërkohë që propozimet pranoheshin si të drejta.

“Nuk ka sens kjo, ne i shikojmë si të vlefshme disa nga pikat dhe ndërkohë ia rrëzojmë,” tha Erjon Braçe.

Edhe deputeti e quajti “cinike” votën kundër, ndërkohë që relatorët i vlerësuan propozimet.

Por sipas kryetarit të komisionit, , nismat do të rrëzoheshin në tërësi, ndërsa, -“për pikat që ka konsensus të sugjerohet për t’u marrë në konsideratë nga grupi i punës që po përgatit draftin”.

Tabaku tha se ishte humbur kohë për të përmirësuar këto ligje, pasi propozimet e saj ishin depozituar 1 vit më parë.

“Një mundësi për të shpëtuar buxhetin e shtetit nga abuzimet dhe klientelizmi,” e cilësoi ajo paketën e propozimeve të saj.

Tabaku këmbënguli se këto ndryshime rregullonin problematikat kryesore që kanë sot prokurimet publike dhe koncesionet. “Janë një grup operatorësh, të cilët janë duke marrë të gjitha kontratat e koncesioneve dhe PPP-ve dhe kompani pa kapital, pa asete financiare dhe me pronarë të panjohur; kompani të cilat marrin koncesione dhe më pas e shesin të drejtën për të ushtruar këtë kontratë koncesionare por problematika që lidhen dhe me pastrimin e parave”- tha ajo.

Propozimet ligjore që vijnë nga deputetët e opozitës në shumicën e rasteve rrëzohen nga mazhoranca ose futen në kalendat e Kuvendit, duke mos u futur në kalendarin e punimeve në një kohë të arsyeshme pas depozitimit të tyre në Kuvend.