Fri, Nov 15, 2024

Grushte në Parlament/ Bardhi: PS na provokoi! Rezistencë ekstreme, Basha pushim

  • PublishedOctober 30, 2023

Provokim. Kështu e cilësoi dhe justifikoi kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi incidentin në seancën e sotme të Parlamentit. Ai tha se opozita u provokua nga Garda teksa ishte në mbrojtje të së drejtës së saj. Paralajmëroi për qëndresë ekstreme duke nënkuptuar se gjithçka mund të shkojë në grevë urie, sikur deklaroi Sali Berisha paradite.

Unë e dënoj dhunën, por është dhunë shkelja e të drejtave të deputetëve të opozitës. Duam bashkëjetesë normale, por nëse griset rregullorja nuk mund të ketë bashkëjetesë normale. Deputetët e opozitës nuk mund të ushtrojnë detyrën të rrethuar nga Garda.

Deputetët e opozitës nuk janë përfaqësues të krimit të organizuar. Nuk ka nevojë për Gardë, por rregullua kur futet Garda. Nëse t’i ke vendosur t’i provokosh. Patjetër që pa nisur seanca ne do të ngremë zërin. Kanë vendosur që të fshihen pas Gardës” tha ai.

Po nëse u përjashtojnë? “Ata dëshirën e kanë që ne të mos jemi në asnjë moment në seancë. U mësuan nga 2019-21 që të mos kishin opozitë në seancë. Ne kemi marrë” tha ai. Në fund një batutë për mungesën e Lulzim Bashës. “Kur flitet për hallet e qytetarëve zakonisht Basha e merr pushim” përfundoi ai.

AlbaniaWeb.net