Sat, Nov 16, 2024

Grushtet në Kuvend, Kryemadhi: Druri ka dalë nga xheneti

  • PublishedOctober 30, 2023

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka dalë në një deklaratë para gazetarëve pas pezullimi të seancës së sotme të Kuvendit pas dhunës së regjistruar.

Kryemadhi u shpreh se nuk i pas skenat e dhunës ndërsa shtoi se demokracia dhe toleranca në vend, janë dëmtuar rëndë.

Deputetja e PL-së ka ironizuar lajmet kundra saj dhe Ilir Metës, teksa tha se “biznesi më fitimprurës në Shqipëri, tashmë nuk është më ndërtimi, por fake news”.

E pyetur për dhunën në Kuvend, Kryemadhi është shprehur se “druri ka dalë na xheneti”.

“Une nuk e pash, siç e thashë edhe më parë por mendoj siç Rama ka thëne se druri ka ardhur nga xheneti. Kështu qe druri që po përdor Rama me shqiptarët dhe shqiptarët që e vlerësojnë ose e shesin ose ai ua vjedh votën le ta zbulojmë.  Por kur nuk funksionon logjika por ndonjëherë funksionin logjika e forcës,” u shpreh Kryemadhi.

AlbaniaWeb.net