Sat, Nov 16, 2024

Stuhia po afron! Ja në cilat qytetet do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata

  • PublishedOctober 30, 2023

Nesër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun Shkodër, reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarkun Kukës, reshje mesatare në qarkun Lezhë dhe reshje të dobëta në pjesën tjetër të qarqeve.

Në qarqet Shkodër dhe Kukës reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë deri në 25 °C në zonat e ulëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 14 / 24 °C

në vendet e ulëta: 13 / 25 °C

në vendet malore: 8 / 17 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare ndërsa në bregdet pritet të fryjë e fortë në intervale të shkurtra kohore.

HARTA LIVE

AlbaniaWeb.net