Wed, Nov 20, 2024

Të përfshirë në sulmin në Banjskë, çfarë vendimi u mor për tre serbët e arrestuar?

  • PublishedOctober 31, 2023

Gjykata e Apelit në Kosovë ka lënë në paraburgim edhe për dy muaj ndaj Dushan Maksimoviç, Vladimir Toliç dhe Blagoje Spasojeviç, tre serbët e arrestuar për sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.

Lidhur me këtë vendim mbrojtja e të dyshuarve kishte parashtruar ankesë në shkallë të dytë, por  Apeli dje i ka refuzuar këto ankesa dhe ka vërtetuar aktvendimin e themelores.

Sipas njoftimit, Gjykata e shkallës së parë e ka arsyetuar drejtë se janë plotësuar kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Ata u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe u plagos një polic tjetër.

Tre të arrestuarit dyshohen për vepra penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës si dhe për vepra terroriste.

AlbaniaWeb.net