Raportet Tiranë-Prishtinë, Bushati: Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës
Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në një intervistë për mediat në Kosovë ka folur në lidhje me shtensionimin e raporteve qeveritare të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare.
Në një intervistë për RTK Prime, Bushati u shpreh se Shqipëria duhet ta shohë Serbinë me sytë e Kosovës, ndërsa Kosova duhet ta shohë Shqipërinë si derë të parë për të trokitur.
“Ne duhet ta shohim Serbinë përmes syve të Kosovës. Fakti që them, do të thotë se ka vend për përmirësim në këtë pikë.
Sikundër që Kosova duhet ta shohë Tiranën, Shqipërinë, si derën e parë ku troket për të marrë një opinion apo për të marrë një ide. As e para e as e dyta nuk ka ndodhur.
Fakti që nuk ka ndodhur as e para, as e dyta do të thotë që ka nevojë për kapilarizim shumë më të madh të këtij raporti, ka nevojë për shtensionim të raporteve ndërqeveritare”, deklaroi Bushati derisa shtoi se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri janë të shkëlqyera, sepse jemi degë të një trungu