Wed, Nov 20, 2024

“Kosova pjesë e Serbisë së Madhe!”, Murphy: SHBA nuk do të qëndrojë duarkryq

  • PublishedOctober 31, 2023

Ambasadorit të SHBA në Bosnjë, Michael Murphy ka reaguar lidhur deklaratën e kreut të Republikës Srpska, Millorad Dodi, i cili tha se serbët duhet ta kenë një shtet të vetëm pjesë të së cilit, sipas tij duhet të jenë edhe Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina.

Kryediplomati amerikan tha se SHBA-ja nuk do të qëndrojë duarkryq ndërsa Dodik dhe miqtë e tij politikë përpiqen të copëtojnë strukturën e BiH, të destabilizojnë vendin dhe rajonin dhe të pengojnë përparimin e vendit drejt BE-së.

Dodik po bllokon qeverinë, kërcënon paqen dhe kërkon të shantazhojë ose ngacmojë liderët e tjerë politikë të vendit dhe komunitetin ndërkombëtar sipas Murphy.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë sovranitetin, integritetin territorial dhe karakterin multietnik të Bosnje dhe Hercegovinës”, shtoi ai më tej.

AlbaniaWeb.net