Wed, Nov 27, 2024

KPK shkarkon gjyqtaren Blerina Muço

  • PublishedNovember 1, 2023

vendosi të mërkurën me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës . Gjatë seancës së njoftimit të vendimit Muço nuk ishte e pranishme.

Në seancën dëgjimore që u zhvillua disa ditë më parë, KPK njoftoi se i kishte kaluar Muços barrë prove mbi një pamundësi financiare në masën 10.9 milionë lekë për krijimin e cashit në llogari rrjedhëse dhe atij në banesë, si dhe për mbulimin e shpenzimeve. Bilanci negativ, nga sa u relatua në seancë, rrjedh nga mungesa e vërtetimit të ligjshmërisë së një pjese të të ardhurave të bashkëshortit të subjektit nga konsulencat juridike dhe punësimi në disa kompani.

Muço e kundërshtoi gjetjen e KPK-së dhe tha se ajo binte në kundërshtim me jurisprudencën e Kolegjit.

Procesi i vetingut për gjytaren Muço  u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga , me relator Roland Ilian dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Blerina Muço e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 kur është emëruar në GJykatën e Beratit dhe prej më shumë se dy dekadash e ushtron funksionin në Gjykatën e Tiranës.