Osmani e Kurti sot në Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor
Sot në orën 16:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor, në Prishtinë.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.
“Ju njoftojmë se sot më 1 nëntor 2023, nga ora 16:00, në Ndërtesën e Qeverisë, mbahet ceremonia e hapjes së Samitit të Ballkanit Perëndimor kundër Diskriminimit Racor.
Në këtë ceremoni marrin pjesë Presidentja Vjosa Osmani, Kryeministri Albin Kurti, Ushtruesi i detyrës, Ambasador i Zvicrës në Kosovë, Christoph Fuchs, Drejtori ekzekutiv, Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skenderi.
Samiti do t’i bëjë bashkë krerët rajonalë, liderët institucionalë e përfaqësues të shoqërisë civile, që së bashku do të shkëmbejnë përvojat për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit racor në Ballkanin Perëndimor,” thuhet në njoftim.