Tue, Nov 26, 2024

SPAK dërgon për gjykim të akuzuarit për trafik droge në Norvegji

  • PublishedNovember 1, 2023

Prokuroria e Posaçme njoftoi të mërkurën dërgimin për gjykim të dosjes ndaj tre personave të akuzuar si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte dhe shpërndante drogë në . Në njoftim prokuroria bën me dije se mes të pandehurve të akuzuar për trafik narkotikësh dhe të qenit pjesë e një organizate kriminale është , i cili dyshohet se ishte organizator i grupit kriminal. Veç tij në gjykim është edhe i vëllai , i cili kryente sipas prokurorisë rolin e pastruesit të parave të fituara dhe , e cila ishte përfshirë në transferimin e parave dhe drogës në Norvegji dhe luante rolin e llogaritares së organizatës.

“Nga hetimi është evidentuar ekzistenca e një grupi të strukturuar kriminal i dedikuar në fushën e trafikimit, shitjes, ofrimit për shitje, dhënies ose marrjes në çdo formë, shpërndarjes, tregtimit, transportimit, dërgimit, dorëzimit dhe mbajtjes së narkotikëve, si dhe në pastrimin e produkteve të veprës penale para vitit 2018 dhe deri në vitin 2019 , në përbërje të të cilit spikasin shtetas shqiptarë rezidentë apo jo në Norvegji”, thuhet në njoftim.

Tre personat e marrë nën akuzë në Shqipëri janë sipas prokurorisë të lidhur me të pandehurit e dënuar në Mbretërinë e Norvegjisë dhe , si dhe të një rrjeti shpërndarësish të paidentifikuar.  Të dhënat e mbledhura nga hetimi i fajësojnë ata për “shitjen dhe shpërndarjen në mënyrë të kundërligjshme në Stavanger të Norvegjisë të paktën sasinë prej 4 kg kokainë dhe 10 kg marjuanë, duke siguruar të ardhura të konsiderueshme nga kjo veprimtari e kundërligjshme”.

“I pandehuri Flori Pali duke qenë në rolin e një drejtuesi të grupit të strukturuar kriminal, ka organizuar transferimin e sasive të konsiderueshme parash nga Norvegjia për në Shqipëri si para vitit 2018, ashtu dhe pas këtij viti me ndihmën e një rrjeti personash, para që transferoheshin ose nëpërmjet shoqërive të ndryshme financiare, ose sillnin “cash” nga shtetas të ndryshëm, ku më pas menaxhoheshin nga i bashkëpandehuri Fredi Pali”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thotë se Adilaj ishte e përfshirë në tregtinë e drogës në Stavanger të Norvegjisë, si dhe kishte një rol kyç sa i takon dërgimit të parave nga Norvegjia për në Shqipëri. “Kjo e pandehur ka luajtur rolin e llogaritares së të dënuarit në Norvegji, bashkëjetuesit të saj Halit Xhini, në lidhje me paratë që i dërgoheshin të pandehurit Flori Pali dhe detyrimet që kishin ndaj tij”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë hetimet kanë zbuluar se Fredi Pali ka luajtur rolin e menaxhuesit të parave apo pasurive të fshehura të të vëllait dhe ka pasur “një rol të rëndësishëm në ciklin e qarkullimit të parasë me qëllim humbjen e gjurmëve dhe fshehjen e tyre”.