Tue, Nov 26, 2024

Rritje pagash/ Ja kategoritë që do përfitojnë në vitin 2024 (Buxheti)

  • PublishedNovember 1, 2023

Opozita tentoi që të bllokonte raportimin e ministrit të Financave, Ervin Mete në Konferencën e Kryetarëve për projektbuxhetin e vitit 2024, por Garda e ndaloi. Ministri Mete theksoi se projektbuxheti i vitit 2024 parashikon jo vetëm investime, por edhe rritje të mëtejshme të pagave, për një sërë kategorish duke shkuar drejt premtimit të kryeministrit Rama se do të jetë 900 euro paga mesatare. Ai tha se nga rritja vitin e ardhshëm do përfitojnë mjekët dhe infermierët, policën, mësuesit, por edhe zyrtarët e administratës qendrore dhe vendore.

https://www.youtube.com/watch?v=D-5_CNirVMs

Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Projektbuxheti parashikon rritjen e mëtejshme të pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore. Në total, efekti i përgjithshëm në buxhet për financimin e kësaj reforme madhore në sistemin e pagave kap vlerën 39 miliardë lekë” tha Mete.

AlbaniaWeb.net