Bardhi: Nikolla me 100 gardistë! Nuk ka më parlament
Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi paralajmëroi se aksioni opozitar do të vazhdojë. Pavarësisht tensioneve në Kryesinë e Kuvendit, Konferencën e Kryetarëve nuk arritën që ta bllokonin. Megjithatë, Bardhi tha se nuk do të ketë më normalitet në parlament.
“Duhet të respektohet e drejta kushtetuese e deputetëve të opozitës për llogaridhënie të qeverisë. Ka një tallje apo ndërhyrje të vazhdueshme që kryetarja e parlamentit bën me punët e grupit të PD-së.
Jemi të vendosur që të mos lejojmë veprimtarinë normale të parlamentit deri sa opozitës t’i respektohen të drejtat e saj. Dua të shpreh vendosmërinë time se mazhoranca ta harrojë që të kryejë veprimtarinë normale. Kanë sjellë sot 100 forca të gardës së republikës” tha ai.