Tue, Nov 26, 2024

Deputeti i PS-së: Nuk më preku! Unë e prita me dorë grushtin e Nallbatit

  • PublishedNovember 1, 2023

Partia Socialiste vendosi që të kallëzonte në SPAK deputetin e PD-së, Bledion Nallbati duke e akuzuar për goditjen ndaj Vullnet Sinës në seancës plenare të së hënës në parlament. I pyetur nga mediat, socialisti që ishte në shënjestër për t’u goditur, tha se grushti i Nallbatit nuk e preku.

Grupi i PS-së mendoi ta kallëzojë dhe unë kam thënë do të mbështes vendimin e grupit. Nëse SPAK më thërret do të shkoj. Aty janë videot të qarta, unë personalisht e kam pritur me dorë grushtin atij.

Ai goditi por unë e prita grushtin e tij me dorën e majtë. Në fytyrë nuk më qëlloi sepse e prita me dorë. Nëse do të më kishte goditur do të kishte pasur situata të tjera” tha ai.

Grushtet në seancë, PS kallëzim Nallbatit, Çuçi: Nuk tolerojmë asnjë akt dhune

AlbaniaWeb.net