Tirana ka një hero, Partizani “të bën me zemër”
Tirana dhe Partizani kanë fituar ndeshjet që u zhvilluan sot për Kategorinë Superiore. Tirana fitoi brenda kundër Teutës me rezultatin e pastër 2-0. Florent Hasani ishte heroi i bardhebluve me dy golat e shënuar.
Partizani nuk e kishte aspak të lehtë përballë Laçit në Kurbin. Golin e fitores e shënoi në minutën e pestë shtesë. Gjelbrim Taipi pas një asisti të Kekos, goditi saktë me kokë dhe dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë fitoren Partizanit.