Mon, Nov 25, 2024

Mbledhja online e Komisionit të Ekonomisë, Braçe: Berisha nuk na bllokon dot!

  • PublishedNovember 1, 2023

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe për mes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook” ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Ekonomisë e cila u zhvilluar online për shkak të bllokimit nga deputetëve të PD-së.

Për mes një video Braçe ka shpjeguar se çfarë u diskutua në takim ndërsa në postim ka shkruar se ish-kryeminsitri, Sali Berisha nuk i bllokon dot.

“Sapo mbaruam mbledhjen e komisionit të Ekonomisë dhe inancave ishte prezantimi i projektbuxhetit edhe paketës fiskale.

Jam shumë i kënaqur t’i njoftoj tëgjithë blegtorët se propozimi juaj për përjashtimin nga TVSH të mëshqerave të rracës mbarëse realizohet këtë vit me paketën fiskale.

TVSH për të do jetë zero. Një propozim i dytë për të çliruar bletët për plajmim në sera. Fermerëve që merren me sera, u them larg hormoneve, bleta e bën shumë mirë këtë punë.

Këto janë gjëra në paketën fiskale të dedikuara bujqësisë, vijojmë për më shumë se kaq,” shprehet Braçe në videon e ndarë në Facebook.

AlbaniaWeb.net