Mon, Nov 25, 2024

Propozimi i Ramës për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë, çfarë shkruhet në statut?

  • PublishedNovember 1, 2023

Mediat në Kosobë kanë bërë publik propozimin e kryeministrit, Edi Rama për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë.

Propozimi me titullin “Projekt – statuti për bashkësinë e komunave me shumisë serbe”, Kryeministri Rama ua dërgoi Presidentit francez Emmanuel Macron dhe Kancelarit gjerman, Olaf Scholz më 7 Qeshor të këtij viti.

Ai përmban kornizat, kontekstin ligjor dhe politik, projekt-statutet e ndryshme, vijat e kuqe të palëve dhe parimet e hartimit.

Tre janë objektivat kryesorë.

“Implementimi i Marrëveshjes Bazë të vitit 2013, ratifikuar nga Kosova dhe i Marrëveshjes së 2015-ës. 

Krimi i një kornize për vetëmenaxhimin me autonomi thelbësore për komunitetin serb të Kosovës. 

Mbrojtje e dyfishtë”.

Katër janë parimet kryesore.

“Statuti përcakton kompetencat, organizimin dhe mënyrën e funksionimit të trupës.

Statuti i dërgohet për vlerësim Gjykatës Kushtetuese.

Asociacioni nuk duhet të zëvendësojë, t’í mbivendoset osë të reduktojë të drejtat e asnjë prej komuniteteve me banim në këto komuna. 

Pjesëmarrja vullnetare është e hapur së pari për bashkitë me shumicë serbe”. 

Ndër kompetencat kryesore janë bashkëpunim dhe bashkëveprimi ndërkomunal, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave dhe interesave të komunitetit serb në Kosovë pa paragjykime ndaj komuniteteve të tjera, menaxhimi i institucioneve lokale të shëndetit dhe arsimit dhe hartimi i politikave që nxisin përparimin e demokracisë dhe angazhimit civil lokal.

Por si do të funksionojë kjo bashkësi komunash? Kryeministri Rama propozon këtë strukturë organizative.

“Struktura organizative, asambleja, Presidenti dhe zv/presidenti, Bordi, grupi këshillues, administratazyra e ankesave”. 

Përsa i përket marrëdhënieve me autoritetet qëndrore, në propozimin e Kryeministrit Rama parashikohen këto sugjerime.

“Bashkësia nuk duhet të zëvendësojë apo minojë marrëdhëniet kushtetuese dhe ligjore mes autoriteteve qëndrore dhe lokale në Kosovë.

Dy vitet e para pas nisjes nga puna, bashkësia do të monitorohet nga Bashkimi Europian 

Bashkësia mund të hartojë këshilla dhe ekspertizë teknike në hartimin e legjislacionit, siç bën Këshilli Konsultativ për Komunitetet”./Tv Klan

Artikulli i plotë këtu.

AlbaniaWeb.net