Mon, Nov 25, 2024

Nga historia e një maçoku deri te hyrja në programin e dashurisë, Xhesika dhe Denisi flasin pa dorashka

  • PublishedNovember 1, 2023

Në programin e dashurisë rigjetën njëri-tjerin, por si janë njohur Denis dhe Xhesika? Në një intervistë të parë pas daljes nga vila e dashurisë, ata rrëfejnë se si nisi gjithçka.

-Jeni njohur në Londër?

Denis: Jemi njohur për shkak të një maçoku që ka (Xhesika). Unë e ndoqa në Instagram dhe përdora maçokun si arsye që ta kontaktoja.

-Që të flisje me të zonjën e maçokut.

Denis: U njohëm nga Instagrami, ndërkohë që unë ndodhesha në Greqi asokohe dhe isha për një kohë të gjatë atje. Ishte një shisha place që kjo e frekuentonte shpesh. I thashë “ke vajtur te vendi im i preferuar”. Javës tjetër shkova unë dhe ma tha ajo këtë komentin. Para një jave ishe ti, këtë javë jam unë, javës tjetër do jemi të dy bashkë.

Xhesika: Takimi i parë ndodhi ashtu…

Denisi: E pëlqyem shumë njëri-tjetrin që natën e parë. Kemi ndenjur 5 orë dhe nuk e kuptuam fare, humbën në atë bisedë dhe e ndjeva se ky person kishte diçka shumë të veçantë që nuk e kishte arritur kurrë asnjë person.

Ata tregojnë se si erdhi ndarja pas 8 muajsh lidhje.

Denis: Asokohe kam qenë shumë i angazhuar me punë. Punoja me orare të zgjatura, Xhesika nga ana tjetër punon si estetiste me biznesin e saj. Unë nuk kisha shumë kohë, as kjo. Ishte kjo pjesa e masterit që m’u desh të merresha me të. I thashë në takimin e fundit që “unë të dua shumë ty, aq shumë sa më shumë merakosem për ty sesa për veten time.” Unë nuk kam kohë fare, ti ke shumë kohë. Për mua meriton kohën e botës se je e mrekullueshme dhe më vjen keq, me mirëkuptim u pajtuam që nuk shkonte më në ato momente.

Xhesika: Kisha dhe një trysni të madhe nga familja ngaqë Denisi kishte orare të zgjatura dhe na binte të takohemi shumë vonë bashkë. Më thoshin “Xhesika nuk shkon të dalësh natën vonë”.