Tue, Nov 26, 2024

16 profile në FB dhe thirrje terroriste, 4 vite burg për mbështetësin e ISIS

  • PublishedNovember 2, 2023

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 4 vite burg Gentjan Çollakun, me origjinë nga Kavaja, për veprën penale të nxitjes dhe propagandës për kryerjen e veprimeve me qëllime terroriste.

Ai përdorte 16 profile të ndryshme në rrjetin social Facebook nga ku postonte thirrjet pro ISIS.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Çollaku do të kryejë vetëm 2 vite e 8 muaj burg. Prokuroria e Posaçme kërkoi në pretencën e saj dënimin me 4 vite e 6 muaj.

Çollaku u arrestua nga anti-terrori pasi bënte thirrje për terrorizëm në rrjete sociale. Ai mbahej nën vëzhgim prej vitit 2021 nga agjentë të anti-terrorit.

AlbaniaWeb.net