Wed, Nov 27, 2024

E rëndë/ 18-vjeçari përplas me makinë fëmijën 2-vjeç në Tiranë

  • PublishedNovember 2, 2023

Foto ilustruese

Dy ngjarje janë regjistruar në Tiranë brenda pak orëve. Një fëmijë 2-vjeç është përplasur me makinë nga një 18-vjeçar që ishte në timon.

“- R. T. 18 vjeç, banues në Tiranë u arrestua pasi ditën e djeshme, rreth orës 16:00 në rrugën “Belul Hatibi” duke drejtuar automjetin ka aksidentuar një shtetas të mitur 2 vjeç. Si pasojë 2-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

Rreth orës 20:40, në Rrugën e Kavajës, janë konfliktuar disa shtetas dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi F. S., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes” njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net