Kush do ta prezantojë Festivalin e Këngës? Zbulohet një nga emrat
Aktorja njëkohësisht edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës ka marrë përsipër një përgjegjësi të re. Po flasim për Adriana Matoshin e cila këtë vit do të prezantojë “Festivalin e Këngës”.
“Do të jem një prezantuese e re, që për herë të parë në jetën time marr pjesë në këtë event. Është një sfidë e madhe për mua, por si person mua më pëlqejnë sfidat.
Mezi po pres që të fillojë festivali dhe të kënaqemi me këngët që i keni përzgjedhur. Suksese të gjithëve dhe uroj që të kënaqemi bashkë,” u shpreh Matoshi.
Kujtojmë se edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor të këtij viti.