Thu, Nov 28, 2024

“Nuk i tradhtoi shokët!”, minatori me lot në sy: Më erdhi djali nga Gjermania por…

  • PublishedNovember 2, 2023

Minatorët e Trepçës të cilët ndodhen 800 metra thellë nën tonë nuk ndalen me kërkesat e tyre ndërsa shënohet dita e 10 të grevës së tyre.

Gjendja e minatorëve grevistë është e rënduar dhe sipas informacioneve që ka marrë nga vendi i ngjarjes rreth 200 minatorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Mësohet se dy autoambulanca qëndrojnë në hyrje të minierës. Minatorët kanë shprehur pakënaqësitë e tyre me menaxhmentin.

Një prej tyre ka thënë se ushtruesi i detyrës së drejtorit asnjëherë s’ka qenë për t’i vizituar. Një minator ka shpërthyer në lot ndërsa ka treguar se djali i tij ka ardhur nga Gjermania për ta takuar.

Ai me lot në sy ka treguar se me djalin e tij ka qëndruar vetëm dy orë meqë nuk do t’i tradhtojë shokët minatorë. Ndërkohë thotë se kërkesa e djalit të tij ka qenë “vazhdojeni grevën”.

AlbaniaWeb.net