Thu, Nov 28, 2024

Vjen reagimi i policisë, si u gjet i vdekur biznesmeni i njohur

  • PublishedNovember 2, 2023

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme ku një biznesmen nga Kosova i ka dhënë fund jetës në ambientet e biznesit të tij.

Mësohet se viktima u gjet i varur në biznesin e tij familjarë. Ndërkohë  Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) në Kosovë për mes një postimi në Facebook ka identifikuar biznesmenin i cili quhet Lulzim Kryeziu.

AKB ka shprehur ngushëllime për vdekjen e biznesmenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj u shpreh Kryeziu u gjet i varur në një objekt biznesi familjar.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar”, ka deklaruar Elezaj.

“Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, shtoi tutje Elezaj.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore.

FOTO/ Ky është biznesmeni i njohur që u gjet i vdekur

Më herët gjatë këtij viti, Kryeziu ishte dënuar me 4 muaj burgim dhe një gjobë prej 1 mijë euro për “dhunë në familje”. Ai ishte denoncuar në atë kohë në polici nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët ishin shprehur se ndiheshin të rrezikuar.

AlbaniaWeb.net