Mon, Nov 18, 2024

Shtrenjtohen me 35% qiratë mujore në Tiranë

  • PublishedNovember 5, 2023

Pas tërmetit të vitit 2019, çmimet e qirave për apartamente nuk e ndalën tendencën e rritjes. Vlerat mujore të qirave të shtëpive edhe këtë vit janë në rritje në Tiranë.

Agjentët e tregut të pasurive të paluajtshme pohojnë se çmimet e qirave për apartamente të mobiluara në disa prej zonave kryesore të Tiranës, variojnë mbi 350 euro në muaj.

Nga analiza e të dhënave të databazës së agjencisë imobiliare “Future Home”, çmimet e qirave për një periudhë afatgjatë krahasuar me vjet janë rritur me 35%.

Drejtuesi i agjencisë së pasurive të paluajtshme, z. Fatjon Hysenbelliu, pohoi për “Monitor” se në disa zona të Tiranës, rritja e çmimeve është mbi 35%. Qiratë e apartamenteve edhe vitin e kaluar patën rritje të lartë.

Në vitin 2022, sipas të dhënave të analizuara nga indeksi “Keydata”, çmimet u rritën me 20 deri në 40% krahasuar me vitin 2021 (lexo KETU shkrimin e plote).

AlbaniaWeb.net