Mon, Nov 18, 2024

Mes ujit dhe stuhisë! Zjarrfikësi merr në krah foshnjën (FOTO)

  • PublishedNovember 5, 2023

Në tragjedinë e viktimave nga moti i keq që goditi Toskanën në Itali është edhe historia simbolike e shpëtimit të një foshnjeje dy muajshe në zonën e Pistoias. E gjithë familja, përfshirë të voglin, u evakuuan nga shtëpia e tyre e përmbytur.

“Ajo ishte e ngujuar në shtëpi me prindërit e saj, pa energji elektrike. Ishte një situatë dramatike. Ata u gjendën në një situatë ku duhet të ndërhynin: familja kërkoi të largohej nga shtëpia për t’u transferuar tek gjyshërit, të cilët jetojnë në një zonë jo në rrezik”, tha ekipi i shpëtimit për “Corriere della Sera”.

Që nga mbrëmja e 2 nëntorit, zjarrfikësit kanë qenë të zënë në territorin toskan të goditur nga përmbytja e shkaktuar nga stuhia “Ciaran”, kërkimi i personave të zhdukur, operacionet e kullimit dhe ndihma për popullsinë në vështirësi vazhdojnë.

AlbaniaWeb.net