“Kur folëm herën e fundit”! Shanaj: Vladimir Prifti do të mbetet i përjetshëm
Sot arti shqiptar është në zi. Ndërroi jetë regjisori i njohur i shumë filmave shqiptarë, Vladimir Prifiti. Reagimet dhe ngushëllimet për familjen janë të shumta. Mes tyre, Mevlan Shanaj rrëfen bisedën e fundit me mikun e tij.
“Lamtumirë VLADIMIR PRIFTI! Sapo më lajmëruan për ikjen e regjisorit të filmave: Udha e shkronjave, Dhe vjen një ditë, Flutura në kabinën time, Kush vdes në këmbë, Era e ngrohtë e thellësive etj! Sot ekranit shqiptar i ka ikur, regjisori i shquar, njeriu me humor dhe me pasion për artin!
Ngushëllime familjes! Kur folëm herën e fundit ishe optimist o Ladi! E lamë që së shpejti të shiheshim te kafja si çdo ditë! Lamtumirë! Filmat e tu janë një pasuri kombëtare! Emri yt do mbetet i përjetshëm për mes veprës tënde” shkruan Shanaj.
Kinematografia shqiptare në zi! Shuhet regjisori Vladimir Prifti